E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënohet kreu i Gjykatës së Vlorës, në pranga autori

Kërcënohet me jetë Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Vlorë, Artur Malaj,me anë të një mesazhi në telefonin e tij celular. Policia e Vlorës njofton se brenda një kohe shumë të shkurtër ka mundur të identifikojë dhe të vejë në pranga personin që kishte dërguar mesazhin kërcënues, 58 vjecarin Mentor Mustafaraj banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë nga bashkëpunimi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Shërbimet e Antiterrorit dhe të gjitha shërbimet e tjera të Drejtorisë së Policisë. Ky shtetas akuzohet për veprën penale "Kanosja e Gjyqtarit" parashikuar nga Kodit Penal.
 

Ndërkaq vetëm pak kohë më parë, Mentor Mustafaraj ishte arrestuar nën akuzën e dëshmisë së rreme. Ai kishte denoncuar për korrupsionin gjyqtarin e Vlorës Thoma Nika se i kishte rryshfet prej 30 mijë euro gjyqtarit, por nga verifikimet e prokurorisë u vërtetua se nuk ishin të vërteta dhe Mustafarj përfundoi nën akuzën e kallëzimit të rremë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›