E Shtunë, 31 Tetor 2026

"One Stop Shop", Halimi: Proçedura të shkurta për blerje e shitje pronash

Të gjithë qytetarët që duan të blejnë apo kanë për të shitur pasuri të patundshme, brenda një dite do të mund aplikojnë pranë një sporteli të vetëm. Kjo zyrë e quajtur One Stop Shop do tu japë mundësi të gjithë qytetarëve që të shmangin burokracitë e deritanishme me dokumentacionin. Gjatë fjalës së tij Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, u shpreh se do të jenë 120 noterë dhe sportele në shërbim të qytetarëve, të cilët do të bëjnë të mundur që të gjitha procedurat të realizohen brenda pak minutash.
 

“Sistemi e bën shërbimin të thjeshtë, të shpejtë dhe cilësor. Do të ofrohet një shërbim më i lehtë dhe më i mirë për qytetarët. Ky shërbim do të shmangë veprimet burokratike në zyrat shtetërore. Qytetarë nuk duhet të presin në radhë për të bërë blerjen apo shitjen e një pasurie. Të gjitha procedurat do të realizohen brenda pak minutash. Janë 120 noterë dhe sportele në shërbim të qytetarëve” tha Halimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›