E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranës, seri arrestimesh gjatë orëve të fundit

Dje rreth orës 20.00` në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, është paraqituar për të depozituar kallzim penal një shtetase, e cila deklaron se në rrugën e “Kavajës” në dyqanin e saj butik, një shtetas ka kërkuar për të blerë një palë xhinse dhe një këmishë, dhe më pas është larguar duke paguar vetëm një pjesë të çmimit.

Sa më sipër, sqarojmë se nuk kemi të bëjmë me vjedhje me armë, (nisur nga fakti që në disa media është publikuar si e tillë, por nga grupi hetimor është klasifikuar "vjedhje".
 

Ndërkaq nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë u ndalua shtetasi në kerkim Elton Myftar Mehmeti, 30 vjec, banues në Tiranë, i denuar më parë për vjedhje, i shpallur në kerkim nga D.P.Q. Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës me Vendimin 01.06.2012 e ka denuar me një vit burg për vepren penale të "vjedhjes". Neni 134 i KP.

Po dje në mesditë u ndalua shtetasi në kërkim Bledar Agim Kotorri, 30 vjec, banues në Kombinat Tiranë, i denuar disa herë per vjedhje, i shpallur në kerkim nga D.P.Q. Tiranë, më datë dt.08.06.2012, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së fugonit tip "Hundai", me ngjyre te bardhe pa targa, pronësi të një shtetasi. Vjedhja e ndodhur ne rrugen "Hoxha Tasim", mjeti është gjetur ne datë 08.06.2012 ne Elbasan.

Mbrëmë nga Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Lutfi Fejzulla Elezi, 33 vjec, banues në Yrshek Tiranë, si dhe ka filluar procedimi penal dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale të "Fyerjes për shkak të detyrës", për shtetasin Sadik Xhaferr Haxhimali, 44 vjec, banues në Tiranë, Procedimi penal në ngarkim të tyre ka filluar pasi dje në rrugën "5 Maji", këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me mjete të tjera dhe kanë fyer për shkak detyrës, një punonjës policie në krye të detyrës. Materialet do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë.

Nga Njësia e Qarkullimit Rrugor Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi Bajram Muharrem Hoxha, i vitl.1959, banues në lagjen nr.5 Kavajë.

Arrestimi tij u bë sepse me dt.19.06.2.012 në orën 19.30, në segmentin rrugor rrugë rurale në lagjen nr. 1 Rrogozhinë, duke drejtuar mjetin e tipit "Astra" betonjere me targë KJ 9418 A, i cili pasi ka qenë duke hipur në këtë malore, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Hamide Selim Fesati, e vitl.1933.

Pas aksidentit drejtuesi i mjetit ka ndaluar e ka marrë të aksidentuarën dhe për pak minuta aty ka ardhur nipi i të aksidentuarës dhe me mjetin e tij e ka çuar në spitalin e Kavajës. Më pas e aksidentuara është dërguar me ambulancën e Kavajës për në spitalin e Durrësit dhe pasi ka marrë ndihmën e parë mjeksore e aksidentuara është dërguar në SQU Tiranë, në gjendje të rëndë shendetësore dhe me dt.20.06.2012 në ora 01.30, shetasia Hamide Fesati ka vdekur. Ngjarje e ndodhur në territorin e Komisariatit Kavajë. Neni 290/1 i K.P.
 

Mbrëmë, nga Seksioni Kundër Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi E.L, 16 vjec, banues në Durrës, me arsim të mesëm. Arrestimi i tij u bë pasi sot me dt.19.06.2012, rreth orës 19.00, në Golem Kavajë, është kapur në flagrancë me 301 (treqind e një) gr. bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i K.P.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›