Kërcenohet me vdekje kryegjykatësi i Vlorës, arrestohet një person
Vlorë- Kreu i Gjykatës së Vlorës është kërcënuar me vdekje përmes mesazheve telefonike teksa mësohet se policia ka arrestuar një person që dyshohet se është autori i kanosjes.
Artur Malaj mësohet se ka marrë në celularin e tij personal mesazhe ku kërcenohet ai dhe familjarët e tij.
Mentor Mustafaraj, banues në Ujin e Ftohtë dyshohet se është autori i kërcënimeve lidhur me një çështje pronash.
Në këto kushte policia e Vlorës ka marrë nën mbrojtje familjen e Malajt dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Teksa edhe vetë gjyqtari shoqerohet nga një eskortë policie në çdo qarkullim që kryen. Mësohet se prej afro 10 ditësh policia ka shoqëruar mbi 500 persona lidhur me kanosjen. Vitin e shkuar në qëndër të Vlorës u ekzekutua gjyqtari Skërdilajd Konomi krim i cili ende sot ka mbetur pa autor.
/IDEA/