E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënohet me jetë Ilir Meta, RENEA e merr në mbrojtje

TIRANË- Policia kanë marrë nën mbrojtjen kreun e LSI Ilir Meta pas kërcënimeve në adresë të tij ditët e fundit. Që prej 15 ditësh kreu i LSI është nën mbikqyrjen e forcave RENEA pas denoncimit në policinë e Shtetit për kërcënime.

Mësohet se kreu i LSI është kërcënuar me jetën përmes mesazheve telefonike. Mesazhet thonë burimet e policisë i kanë ardhur kreut të LSI nga telefona jashtë vendit dhe po hetohet lidhur me origjinën e tyre.

Një grup prej 7 pjestarësh të forcave RENEA e shoqërojnë Metën në cdo lëvizje që ai bën. Aktualisht Ilir Meta po pushon tek Gjiri i Lazlit me familjen dhe po mbrohet nga efektivat e RENEA-s që janë pozicinouar jashtë ambienteve në të cilat ai pushon në shërbim 24 orësh.

Ambjenti ku aktualisht po pushon Meta është dhe nën mbikqyrjen e kamerave të sigurisë.

Prej kohesh Ilir Meta është në një proces gjyqësor pas publikimit të një video me ish vartësinë të Dritan Prifti.
(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›