Objektivi yne, fitorja ndaj Maltes
TIRANE - Mesfushori i ekipit tone kombetar Ervin Bulku, ndihet optimist per takimin e 11-te shkurtit ndaj Maltes ne La Valeta, e vlefshme per eliminatoret Afrike 2010-te. Bulku shprehet se do te jete nje ndeshje e veshtire, por objektivi i vetem i ekipit tone kombetar eshte fitorja. Mesfushori kuq e zi i cili aktivizohet ne nje skuader ukrainase, po kalon momente te mira dhe shpreson te jape me te miren e tij ne fushen e blerte. Per te, kjo ndeshje shikohet si nje mundesi e mire e kombetares sone per te shpresuar tek ndonje mrekulli per t'u kualifikuar per here te pare ne eliminatoret e nje boterori. Shqiperia pas Maltes do te prese Hungarine, nje shans i madh per te marre kreun e grupit. Ndeshja Malte-Shqiperi do te luhet ne daten 11 shkurt, ne stadiumin "Ta Qali", ne oren 19:30 dhe do gjykohet nga nje treshe rumune.