E Shtunë, 31 Tetor 2026

Av. i Popullit kërkon zgjidhje për punonjësit e Albpetrol

Për këtë arsye, Totozani zhvilloi një takim me kreun e METE-s, Nasip Naço.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me njohjen e të drejtës për përfitimin e shpërblimit të vjetërsisë në punë për punonjësit, të cilët kanë qenë për më shumë se tre vjet të punësuar pranë Albpetrol sh.a. z.Naço njohu detyrimin për këtë të drejtë të ish naftëtarëve dhe parashtroi problemet lidhur me efektet financiare.

Në përfundim të takimit u ra dakord që Avokati i Popullit t’i drejtohet Ministrisë të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me një kërkesë për të filluar ndryshimin e VKM-së 275 të datës 26 Prill 2012. Kjo kërkesë do të përcillet më tej nga ministri Naço në Këshillin e Ministrave. /Start/

                                                                                             2012-06-19 16:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›