E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas për vdekje 79- vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar të hënën në mbrëmje në aksin Elbasan-Librazhd. Policia bën me dije se rreth orës 21:00,  në fshatin Mengel, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Xh. A., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin O. B., 79 vjeç, këmbësor.

Sipas policisë, 79-vjeçari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë.

“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›