E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kerkon 500 mije leke gjobe, per Krenar Ahmetin

TIRANE - Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmeti rrezikon denimin e tij me 500 mije leke gjobe. Prokuroria e Tiranes i kerkoi gjykates, shpalljen e tij fajtor dhe denimin me gjobe. Per dy te pandehurit e tjere ne kete gjykim Alfons Gjoni dhe Blenard Vathi, prokurori i kerkoi gjykatesit te ceshtjes, Martin Deda, shpalljen e tyre fajtor dhe denimin me 200 mije leke gjobe. Ne konkluzionet e tij, prokurori Ervin Karanxha, i akuzon tre te pandehurit, te cilet jane duke u gjykuar ne gjendje te lire per vepren penale te "veprimeve arbitrare". Hetimet ndaj ish-shefit te Qarkullimit Rrugor nisen pas denoncimit te bere ne prokurori, nga prokurorja e Krimeve te Renda, Elisabeta Bajri (Ymeri), si dhe bashkeshorti i saj, avokati Agron Bajri. Ne te njejten kohe ne prokurori, u depozitua edhe nje kallezim nga nje qytetar nga Durresi, Hekuran Neza. Ngjarja per te cilen akuzohet Ahmeti, si dhe dy ish vartesit e tij, Alfons Gjoni dhe Blenardh Vathi ka ndodhur me 17 maj te vitit te kaluar, ne bulevardin "Zogu i Pare", para dy kullave binjake. Ne kete date prokurorja Elisabeta Bajri, ishte duke shkuar per ne spital me nenen e saj te semure dhe me te vellane, kur eshte ndaluar ne afersi te dy kullave nga punonjes te Policise Rrugore, i cili i kishte kerkuar dokumentet e makines, te vellait te saj. Sipas prokurorise pas debateve, prokurorja eshte vene ne dijeni se ne ato momente prokurorja ka vene re qe ishte duke kaluar me mjetin e tij Ahmeti, te cilin e ka takuar. Ne ato momente ka mberritur edhe avokati Agron Bajri. Pas debateve dhe fyerjeve, sipas akuzes, Ahmeti ka urdheruar shoqerimin e bashkeshorteve Bajri, per ne Komisariatin nr. 2. Gjate momentit te shoqerimit, gruaja i kishte vene ne dukje Ahmetit qe ishte prokurore dhe nuk kishte te drejte ta shoqeronte. Ne deklarimet e dhena gjate marrjes ne pyetje, por edhe gjate seancave gjyqesore, Ahmeti ka shpjeguar se kishte urdheruar vetem shoqerimin e Bajrit dhe prokurorja kishte hipur vete me force, ne automjetin e policise. Ne seancen e radhes, tre te pandehurit do te pergatisin konkluzionet e tyre perfundimtare, ndersa gjykata pritet te shpalle vendimin e saj. R. Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›