E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënoi kushëririn, dënohet me 2 vjet burgim

Vendimi

Kërcënoi dhe dhunoi kushëririn, dënohet me dy vjet burg Roland Marku. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dje vendimin, duke e shpallur fajtor Markun edhe për akuzën e “kundërshtimit të punonjësve të policisë”. Gjyqtari Idriz Mulkurti e dha këtë vendim për të pandehurin Roland Marku, i cili u hetua dhe gjykua në masën e arrestit shtëpiak. Që në fillim ai pranoi gjykimin e shkurtuar, duke përfituar uljen me një të tretën e dënimit. Përfundimisht ai u dënua me 2 vjet burg dhe 4 milionë lekë gjobë, por pas pranimit të fajësisë, përfundimisht do të vuajë 1 vit e gjysmë burg. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 nëntor të vitit të kaluar, rreth orës 15:00, kur i pandehuri Roland Marku ka vajtur në shtëpinë e kushëririt të tij me inicialet P.M., që ndodhet në fshatin Kune të Rrethit Lezhë. Pasi ka vajtur në banesë, i ka kërkuar kushëririt një shumë parash në masën prej dymijë eurosh.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›