E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për Pjetër Ndrevatën

Dosja

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për 60-vjeçarin Pjetër Ndrevata, i cili akuzohet për kryerje të veprimeve të turpshme me fëmijë të vegjël. Dosja është dërguar për gjykim, dhe i moshuari akuzohet se ka detyruar një fëmijë pesëvjeçar t’i prekte organet gjenitale. çështja është regjistruar dhe nga shorti elektronik ka rezultuar se gjyqtarja që do të gjykojë këtë çështje është Antonela Prendi. Ndrevata është arrestuar nga policia disa javë më parë. Ndaj tij kishte depozituar kallëzim një prind 38-vjeçar, i cili ka deklaruar para hetuesve se Ndrevata ka kryer veprime të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht djalin e tij 5-vjeçar, pasi e ka ftuar në banesë. Sipas denoncimit mësohet se Ndrevata ishte fqinj i familjes së djalit të mitur dhe në një moment kur e ka parë të vetëm në oborr, e ka ftuar në shtëpi, duke i kërkuar ta ndihmonte për diçka. Djali i vogël ka pranuar dhe është futur në shtëpinë e Pjetër Ndrevatës, i cili ndodhej vetëm në ato momente. Pa humbur shumë kohë, duke përfituar edhe nga mosha e mitur e djalit që ndodhej në shtëpinë e tij, 60-vjeçari ka nisur ta zhveshë dhe ta prekë në pjesët intime të trupi. I mituri ka nisur të qajë dhe më pas ka kërkuar që të dalë nga shtëpia e të moshuarit, për të shkuar pranë familjes së tij. Edhe pse fillimisht Ndrevata nuk ka dashur ta linte të ikte, më pas është bindur, duke ia veshur rrobat dhe i ka hapur derën e jashtme, por duke iu lutur që të mos i tregonte askujt për atë që kishte ndodhur. 5-vjeçari ka vrapuar për tek i ati dhe i ka rrëfyer gjithçka. Edhe pse fillimisht ka pasur një ballafaqim mes babait të të miturit dhe 60-vjeçarit Ndrevata, ky i fundit nuk ka pranuar asgjë nga ato që i kishte treguar i biri. Më pas babai 38-vjeçar është drejtuar në polici, për të bërë kallëzimin, ndërsa prokuroria ka filluar hetimet dhe ka vërtetuar se 60-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht të miturin.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›