Zhigalov: E rëndësishme rivendosja e dialogut politik
17/03/2010 Presidenti Top pret të dërguarin e OSBE-së
I dërguari i posaçëm i OSBE-së, Konstantin Zhigalov, gjatë takimit që pati me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, theksoi rëndësinë e rivendosjes së dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës dhe hyrjes së opozitës në Kuvend. Duke vlerësuar rolin e kreut të shtetit shqiptar në mbajtjen e tryezës politike, ai gjithashtu shprehu shpresën se për Komisionin Hetimor Parlamentar do të arrihet një marrëveshje me qëllim funksionimin e plotë dhe normal të jetës politike dhe të institucioneve në vend. Zhigalov dhe delegacioni që e priste atë u prit nga Presidenti i Republikës në mjediset e Presidencës. Në këtë takim, Topi shprehu mirënjohjen për ndihmesën e vazhdueshme që OSBE-ja ka dhënë për forcimin e demokracisë shqiptare, ruajtjen dhe thellimin e vlerave demokratike të shoqërisë, respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe në konsolidimin e rolit të shoqërisë civile përgjatë gjithë viteve të tranzicionit. Po ashtu, numri një i shtetit e njohu të dërguarin e posaçëm të OSBE-së me disa prej zhvillimeve më aktuale në vend, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në ato politike, ku ecuria e tryezës politike dhe rivendosja e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës ishte në fokus të bashkëbiseduesve, si dhe në përpjekjet që institucionet dhe strukturat e posaçme shqiptare po bëjnë për reformimin e sistemit të drejtësisë, sipas standardeve evropiane dhe demokratike, me synim integrimin në familjen e madhe evropiane. Presidenti Topi vuri në dukje edhe dëshirën e Shqipërisë për të marrë kryesinë e radhës së OSBE-së në vitin 2014, një ambicie që u mbështet edhe nga Zhigalov.