E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa konkrete për zgjidhjen e korrupsionit

17/03/2010 Kryeministri Berisha mblidh Task Forcën për reformën në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, paraqet planin e veprimit

Task Forca për reformën në sistemin shëndetësor në vend ka përcaktuar ndërmarrjen e menjëhershme të hapave konkretë për implementimin sa më parë të strategjisë së emergjencave, për krijimin e një sistemi urgjence mbarëkombëtar, të unifikuar. Gjatë mbledhjes së djeshme, e cila u drejtua nga Kryeministri Sali Berisha, me profesion mjek, u diskutua edhe mbi gjetjen e masave dhe zgjidhjeve konkrete të menjëhershme, afatmesme e afatgjata për luftën ndaj korrupsionit në çdo hallkë të sistemit shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, parashtroi një plan veprimi, ku disa nga pikat kryesore kishin të bënin me dixhitalizimin dhe informatizimin e sistemit shëndetësor, si një prioritet madhor që do të bëjë të mundur ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj të gjithë qytetarëve, duke zhdukur informalitetin në shëndetësi. Kjo, sipas ministrit Vasili, do të mundësohet duke luftuar korrupsionin e sjellë shërbimet më afër qytetarit, përllogaritjen e kostove në shërbimin shëndetësor spitalor sipas vendimit të miratuar nga Qeveria pak kohë më parë. Po ashtu, në planin e veprimit parashikohet edhe respektimi dhe forcimi i Sistemit të Referimit. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha theksoi se nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç reformave të thella, në mënyrë që sistemi i shëndetësisë të dalë një herë e mirë nga korrupsioni, të modernizohet e të përafrohet me standardet dhe modelet më të suksesshme.

Reforma

Mazhoranca ka përcaktuar reformën në shëndetësi si prioritetin e saj. Kjo reformë përqendrohet në luftën kundër korrupsionit te bluzat e bardha, si dhe në ndërtimin e spitaleve të reja apo rikonstruksionin e atyre ekzistuese. Gjatë fushatës elektorale, PD-ja dhe LSI-ja kanë theksuar rëndësinë që ka ndryshimi i shëndetësisë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›