E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhen për primat

Dy zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian në Kosovë - Pieter Feith dhe Yves de Kermabon - nuk kanë raporte të mira mes vete.

Burime të Express thonë se marrëdhëniet jo të mira mes tyre kanë të bëjnë me pozicionet që mbajnë ata në mekanizmat që drejtojnë si dhe rreth kompetencave.

Diplomati holandez, Pieter Feith, mban pozicionin e përfaqësuesit të Bashkimit Europian në Kosovë, që është neutral karshi statusit dhe atë të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, që ka të bëjë me zbatimin e Pakos së Ahtisaarit.

Ndërsa Yves de Kermabon është Shef i EULEX’it, që ka për mision të ndihmojë autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit. Ky mision kryen punën e vet në kuadër të Rezolutës 1244 dhe operon nën komandën e Brukselit.

Por, Pieter Feith si përfaqësues i BE’së (EUSR) është i ngarkuar të koordinojë praninë europiane në Kosovë, që nënkupton edhe Zyrën Ndërlidhëse të BE’së edhe EULEX’in.

Ky “status” i siguron holandezit Feith epërsi ndaj francezit Kermabon, i cili ka gradën e gjeneralit dhe ka shërbyer edhe si Komandant i KFOR’it.

Po a është kjo pika ku përplasen dy të dërguarit e BE’së në Kosovë, pasi që Feith megjithatë është kupola e pranisë europiane në vend?

Raportet mes tyre janë përfolur edhe më parë me arsyetimet se si një gjeneral francez e ka të vështirë të marrë urdhra apo të jetë nën komandën e një diplomati holandez.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›