Kapen dy "zanatcinj" te vjedhjeve
Tirane-Dy persona te denuar disa here per vjedhje, kane rene serish ne pranga per te njejten veper penale. Ne oret e vona te se marte ata kishin hipur ne tarracen e pallatit "Vega", qe ndodhet ne rrugen "Sami Frasheri" dhe jane kapur "mat", duke cmontuar per ta vjedhur, amplifikatorin e antenes qendrore. Fatjon Tahiri 29 vjec dhe Blendi Shkalla 31 vjec, te dy te denuar disa here per vjedhje, nga hetimet dyshohet se jane autore edhe te vjedhjes se nje banese te ndodhur ne po kete pallat. Pas kryerjes se veprimeve hetimore, materialet ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Tiranes, per "vjedhje te kryer ne bashkepunim".