E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenon me jete te birin, arrestohet

BERAT - Nje 73-vjecar u vu ne pranga, pasi kanosi me arme te birin, pikerisht ne naten e nderrimit te viteve. Xhevdet Hoxha, 73 vjec, banues ne fshatin Pobrat te komunes Kutalli, ne Berat, u konfliktua per ceshtje pronash me te birin, 25-vjecar Julian Hoxha, e nuk ngurroi te nxjerre nga senduku armen tip kallashnikov model 56, per ta vrare ate. Burime zyrtare te policise lokale thane se ishin familjaret e tjere ata qe shmangen nje tragjedi te mundshme gjate nates se Vitit te Ri, rreth ores 21 te mbremjes. Menjehere i biri 25-vjecar, telefonoi prane salles operative te policise se Beratit, duke dhene alarmin se i ati kerkonte ta vriste. Forcat blu u nisen me shpejtesi drejt vendngjarjes, ku edhe mundesuan ndalimin ne flagrance te 73-vjecarit Xhevdet Hoxha. Nga kontrolli i ushtruar ne banese, u gjet nje automatik tip kallashnikov, model 56 me numer 0117022- 91, si dhe nje karikator, te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Materialet i kaluan Prokurorise se rrethit, per vepren penale te "armembajtjes pa leje", dhe ate te "kanosjes. Motivet e grindjes babe e bir ende nuk jane sqaruar nga policia, por mendohet se konflikti i tyre ka baze pronesie. Ne polici jane thirrur per te deshmuar per ngjarjen edhe pjesetaret e familjes. D. Xhelili

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›