Vrau ndertuesin, la qimet e duarve
Romir Saraci
FIER - Shpresat e grupit hetimor qe po merret me zbardhjen e vrasjes se biznesmenit fierak Ismet Saliko, varen ne disa qime. Kjo jo ne menyre figurative, pasi ne te vertete hetimet po varen nga disa qime duarsh qe dyshohet se i perkasin vrasesit te biznesmenit dhe qe vetem pas kryerjes se analizave te ADN-se ka te ngjare qe t'i gjendet "pronari".
Hetimi
Nje telefonate ende e pa zbuluar dhe nente te shtenat e pistoletes me silenciator, qe lane te vdekur ne oren 18. 30 minuta te dates 30 dhjetor, 42-vjecarin Ismet Saliko, mund te zbardhen vetem nga disa qime te dores se vrasesit, te gjendura ne vendngjarje, brenda dorezave me te cilat dyshohet se jane perdorur gjate kryerjes se krimit. Pista kryesore ne te cilen blute e Fierit po punojne per zbardhjen e vrasjes se biznesmenit fierak, qe u qellua per vdekje vetem nje nate para Vitit te Ri, eshte ajo e prishjes se ekuilibrave te biznesit te tij. 42-vjecari Saliko ishte nje biznesmen i suksesshem ne fushen e ndertimit. Se bashku me tre persona te tjere, Saliko ishte pronar i nje guroreje ne Uren Vajgurore ne Berat. Policia dyshon se ai eshte vrare nga dora e nje vrasesi me pagese, por kjo i ka futur forcat blu ne nje udhekryq, nga ku prej ditesh nuk po dilet dot.
Ngjarja
Biznesmeni qe mbeti i vdekur rreth ores 18:30, ne rrugen para selise se PS-se ne qytetin e Fierit, banues i lagjes "1 Maji" te qyteti, baba i pese femijeve, mesohet te kete dale naten e fundit te jetes se tij, pikerisht me 30 dhjetor, se bashku me nje te afermin e tij dhe nje italian, per te pire kafe, ashtu sikurse cdo dite, ne lokalin prane selise se PS-se. "Ate nate", pohojne burime policore lokale, "Saliko priste nje noter, me qellim noterizimin e disa dokumenteve". Edhe pse ishte duke pire kafe, Saliko ka dale me celular ne dore, per te folur jashte lokalit. Behet me dije se para tij eshte shfaqur nje person me kapele ne koke, i cli, me t'iu afruar 42-vjecarit Saliko, e qelloi me pese plumba dhe u largua ne drejtim te ktheses se pare qe ndodhet ne afersi te selise se PS-se. "Nga pas", pohojne burimet e informacionit, "autorin e vrasjes e shoqeronte ngadale nje automjet me targe te huaj". Saliko mbeti i vdekur ne vend, nderkohe qe policia e mberritur ne vendngjarje, tha se viktima kishte marre pese plumba ne koke dhe kater ne trup. Ne vendngjarje u gjeten vetem dy gezhoja, nderkohe qe ne kthesen fare prane vendit te ngjarjes u gjet edhe arma e krimit, tip pistolete me silenciator, si edhe nje pale dorashka plastike, nje perdorimshe, si ato qe perdorin mjeket. Ajo qe eshte per t'u theksuar eshte fakti se brenda dorashkave u gjeten disa qime nga dora e vrasesit, qe mendohet se do e coje policine drejt autorit te ngjarjes. Naten e vrasjes, ne komisariatin e Fierit u shoqeruan se paku 100 persona, qe pasi u moren ne pyetje per ore te tera, u lane serish te lire.
Policia: E kemi te veshtire zbardhjen e vrasjes
Policia ngriti postblloqe ne cdo rruge hyrese e dalese te Fierit, por ende nuk ka nje emer konkret te vrasesit te biznesmenit apo nje piste kryesore hetimi. "Jemi ende ne ajer me kete vrasje", pohon per gazeten njeri nga pjesetaret e grupit te hetimit, prane drejtorise se policise te qarkut te Fierit. "Nuk dime ne cilen piste te hetojme dhe mbi ke te veme gishtin. Nuk kemi prova, eshte shume e veshtire", thote ai. Nga ana tjeter, te aferm te viktimes pohojne per gazeten se 42-vjecari Saliko ishte nje njeri i qete dhe nuk i kishte hyre ne hak askujt, ndaj edhe nuk kane ndonje dyshim te sakte se kush mund te jete autor i vrasjes. Ai njihej nga te afermit si nje njeri i qete dhe qe nuk ishte ngaterruar me askend qe mund te hakmerrej.
R. Saraci