E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga amerikane, shqiptarit te kerkuar

Nje shqiptar, me status qendrimi te perhershem ne SHBA, u ndalua nga policet vendas te ruajtjes se kufijve, pasi u zbulua se ai ishte i kerkuar nga Interpoli per vrasje, tentative vrasjeje dhe armembajtje pa leje. Shqiptari Ndue Harusha mberriti ne SHBA nga Kanadaja, nepermjet kanalit te Detroit-it, por nje inspektim i thjeshte nxori ne pah per oficeret amerikane se Harusha ishte nje subjekt i rrezikshem qe kerkohej per vrasje ne Evrope. Menjehere Harusha u transferua dhe shoqerua drejt CBP-se, zones se ekzaminimit te dyte te te dhenave. Pas marrjes ne pyetje, u zbulua se ai ishte nje i kerkuar nga Interpoli, per vrasje, tentative vrasjes, si dhe per mbajtje ilegale te armeve, te gjithe te ndodhura ne Shqiperi me 11 nentor te vitit 1006. Gjate marrjes ne pyetje, Harusha iu ankua oficereve se ishte i semure, ndaj ata e transportuan ate drejt spitalit te Detroitit, ku ai iu nenshtrua nje ekzaminimi mjekesor. Nje dite me pas, ai doli nga spitali, per te pritur perballjen ne seance nga nje gjyqtar per imigrimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›