E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënuesi Petrovic

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic është paditur në EULEX pas kërcënimeve me vdekje që i ka bërë një bashkëkombësi të tij nga Prishtina. Gjithçka ka nisur kur është uzurpuar prona e Zoran M. Stanisic në Prishtinë. Express boton padinë dhe listën e thirrjeve telefonike që Petrovic ia ka bërë Stanisicit, duke e kërcënuar për tërheqje të padisë. Nga Nebih Maxhuni më 12 shtator 2011 në ora 08:10

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit ministër i Pushtetit Lokal dhe kryetari i Partisë Liberale Serbe, është paditur në EULEX për kërcënime të rënda dhe uzurpim prone të një serbi në Prishtinë.

Gazeta ka siguruar edhe padinë nëpërmjet së cilës një banor serb nga Prishtina e ka paditur Slobodan Petrovicin në Gjykatën e EULEX-it në Prishtinë, dy muaj më parë.

Banori Zoran M. Stanisic, bashkë me Desanka Stanisicin, e kanë dorëzuar padinë më 7 korrik te gjyqtari i EULX-it, Jenny S.A.M. Schokkenbreok.

“Kryetari i SLS-së, nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Pushtetit Lokal na ka kërcënuar me vdekje në mënyrën më vulgare. E gjithë kjo ka ndodhur pas pronës që na është uzurpuar në Prishtinë”, thuhet në padi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›