T’zezat e Maliqit

Planin për blerjen e veturave Opel Astra për Policinë e Kosovës e kishte përkrahur ish-drejtori Reshat Maliqi.
Kjo ka nxitur dyshime për arsyet që e shtyn Maliqin që të lobojë që policia të përcaktohet për këtë markë të veturave.
Siç dihet, kur ishin bërë specifikimet teknike në tenderin “Furnizim me vetura për Policinë e Kosovës”, është shkelur Ligji i Prokurimit Publik, pasi ishte favorizuar vetëm një operator ekonomik, duke eliminuar konkurrencën ndërmjet kompanive.
Kështu vlerësoi në një vendim të vetin Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik.
Por cili ka qenë roli i Reshat Maliqit në këtë çështje?
Në një takim të udhëheqësve të Policisë së Kosovës, Maliqi kishte insistuar që të blihen veturat e tipit Ford ose Opel.
“Jam i informuar lidhur me këtë çështje sa u përket veturave dhe unë do të dëshiroja që të përcaktohemi për tipin e veturave Ford apo Opel, sepse janë më ekonomike, pjesët mendoj i kanë më të lira dhe ne duhet të përcaktohemi për vetura evropiane”, citohet të ketë thënë Maliqi në atë mbledhje, procesverbalin e të cilës e ka siguruar Express.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...