E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neonazistët para gjyqit

Një grup i përbërë nga 26 neonazistë të dyshuar gjermanë, që besohet se zhvilluan një fushatë të dhunës në Gjermani, është shfaqur të hënën para një gjykate gjermane.

Prokuroria në Koblenz ka akuzuar 20 persona për themelimin e një grupi kriminal, përderisa gjashtë pjesëtarët e tjerë të grupit janë akuzuar për ofrimin e ndihmës për aktivitetet e grupit.

Pas disa bastisjeve të kryera nga fillimi i këtij viti policia gjermani arriti të shpërbënte grupin neonazist. Grupi që veten e quan Aktionsbüro Mittelrhein, është një grup ekstremist dhe anti-demokratik, thuhet në padinë e ngritur. Ndryshe, grupi Aktionsbüro Mittelrhein kishte mbledhur emrat dhe adresat e viktimave potenciale, të cilat po i vëzhgonte fshehurazi, u shprehën prokurorët.

Disa prej pjesëtarëve të grupit neonazist akuzohen edhe për sulme fizike ndaj viktimave.

Gjykimi i Aktionsbüro Mittelrhein pritet të vazhdojë edhe muajin e ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›