Kërçovë, Dehari i përgjigjet Gruevskit: Jetoj këtu prej shekujsh
Kandidati i vetëm shqiptarë për komunën e Kërçovës i shoqëruar nga bartësi i listës së këshilltarëve të BDI-së, Qamil Aliu dhe funksionarë të lartë të këtij subjekti politik gjatë ditës së shtunë realizuan një takim me banorë të komunitetit turk dhe rom në Kërçovë.
Para të pranishmëve fillimisht fjalën e morri bartësi i listës së këshilltarëve të BDI-së Qamil Aliu i cili ndër të tjera tha se, vizioni jonë është t’jua mundësojmë qytetarëve një jetë më të mirë dhe këtë ua ofron vetëm kandidati shqiptar Fatmir Dehari, i cili me punën e deritanishme si kryetar i komunës së Osllomesë ka dëshmuar se di të udhëheqë me institucione të këtilla me vetë faktin që komuna e Osllomesë renditet ndër 5 komunat e para në Republikën e Maqedonisë.
Sa i përket listës së këshilltarëve Aliu theksoi se, me rëndësi të veçantë është që të votohet edhe lista e tyre sepse pa përfshirjen e shumicës së tyre në këshillin komunal nuk do të mund të realizohen projektet e shkëlqyera të kandidatit tonë.
Me këtë rast fjalë përshëndetëse iu dha edhe kandidatit shqiptarë për komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari-t, i cili fillimisht falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe tha se, komuna e Kërçovës është në gjendje kaotike me infrastrukturë të pa rregulluar,rrugë të pa asfaltuara,me numër më të madh të papunësuarish dhe e gjithë kjo ka ardhur si rezultat i menaxhimit jo të mirë të atyre që kanë qenë në krye të këtij institucioni. “Prej këtu i bëj thirrje kryeministrit që në vend se të merreshe me hallet dhe problemet e popullatës ai gjatë gjithë kohës në fjalimin e tij u morr me mua dhe zoti Mexhiti-n. Unë kam qenë zv.ministër i punëve të brendshme i RM-së dhe aktualisht jam kryetar i Komunës së Osllomesë, e pse atëherë nuk reagonte kryeministri por reagon tash,sepse ai tash e njeh mirë kapacitetin tonë menagjues dhe është trembur ,por ne nuk jemi fajtorë për këtë gjë dhe askush nuk ju është fajtor sepse ne jemi në rrugë të drejtë dhe jemi në rrugë të zotit..Le të vijë të vizitojë Komunën e Osllomesë e cila është me infrastrukturë të rregulluar,rrugë të asfaltuara ,shkolla të reja dhe të restauruara e jo si komuna e Kërçovës e cila ka mbetur një ndër komunat më të pazhvilluara në RM-së. Prandaj i bëj thirrje kryeministrit që së bashku të punojmë për zhvillimin e shtetit,të hapërojm drejt integrimeve euroatlantike,të mundësojmë jetë më të mirë për qytetarët,të hapim vende të reja të punës e jo ti ndajmë njerëzit në të parët ,të dytët ,të tretët sepse ne nuk kemi ku të shkojmë, këtu kemi jetuar me shekuj,unë nuk di të shajë,unë nuk di të ndajë,edukimi dhe kultura ime familjare nuk më lejojnë mua që ti ndaj njerëzit në bazë të kombësisë ,përkatësisë fetare apo racës ,apo t’ju them shkoni jetoni andej ose këndej, është e drejta e tyre ku ata duan të jetojn, e jo ti udhëzojë kryeministri”- shtoi më tej Dehari.
Në fund të fjalimit të tij Dehari apeloi tek të gjithë pjesëtarët e komunitetit turk dhe rom që më 24 mars të dalin dhe të votojnë për të dhe listën e këshilltarëve të BDI-së
Ndryshe,reagimi i Deharit vjen si rrjedhojë e fjalimit të kryeministrit Gruevski i cili ditë më parë në tubimin parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë akuzoi Deharin për ndarje territoriale të RM-së.
Të pranishmëve në emër të shtabit zgjedhor iu drejtua edhe Lulzim Mehmedi anëtarë i shtabit njëkohësisht edhe drejtor i SH.F –‘’SANDE SHTERJOSKI’’- në Kërçovë i cili ndër të tjera veçoi rolin kyç që ka luajtur kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari në veçanti për komunitetin turk të cilët në vitin 2004 bënë një kërkesë në dy shkollat fillore në Kërçove atë “VLLADIMIR POLEZHINOVSKI” ku drejtori është Maqedonas dhe në shkollën “SANDE SHTERJOSKI” me çka kërkonin hapjen e një paralele në gjuhën turke.
Nga udhëheqësit e shkollës “VLLADIMIR POLEZHINOVSKI” kërkesa u refuzua kurse ne në konsultim me z. Dehari i cili aso kohe ishte zv.ministër së bashku edhe me ministrin e arsimit Aziz Pollozhani lejuam hapjen e paraleles në gjuhën turke dhe tash fëmijët tuaj zhvillojnë mësimin në gjuhën e tyre dhe kemi mbi dhjetë mësimdhënës turq në këtë shkollë”- deklaroi në fjalimin e tij Lulzim Mehmedi.
(INA)