"Largim mbetjeve toksike"
BILISHT - Bashkia e qytetit te Bilishtit ka kerkuar largimin e menjehershem te mbetjeve prej thasesh plasmasi, qe kane filluar te depozitohen me tonelata ne nje vend magazinash te vjetra, ne nje nga lagjet me te reja te ketij qyteti. Kryetari i Bashkise se Bilishtit, Valter Miza, pohoi se eshte marre vendimi per largimin e mbetjeve prej plasmasi te dyshuara se kane permbajtje lendesh toksike, dhe bllokimin e aktivitetit te saj per depozitimin e metejshem te tonelatave te plasmasit ne kete qytet. Sipas tij, firma private qe po sjell nga Greqia mbetjet masive te plasmasit nuk ka lejen e duhur per te sjelle ne Bilisht kete lende, qe, sipas te dhenave te para, do te riciklohet. "Kam dhene urdher qe brenda 5 ditesh te filloje largimi i ketyre mbetjeve te plasmasit dhe sidomos te nderpritet depozitimi i metejshem i tyre ne ambientet e magazinave te ish-SMT-se", u shpreh kryebashkiaku i Bilishtit. Nderkaq, per kete aktivitet disi misterioz eshte vene ne levizje edhe komisariati i Devollit, drejtues te te cilit kane kerkuar nga dogana e Kapshtices te dhena mbi dokumentacionin e firmes qe sjell ne vendin tone mbeturinat prej thasesh plasmasi, te cilat nuk dihet se perse jane perdorur.
Nje nga drejtuesit e ketij komisariati, tha se nga interesimi ne doganen e Kapshtices eshte mesuar se firma qe sjell mbetjet e plasmasit deri ne qytetin e Bilishtit ka dokumentacion te rregullt. Edhe drejtori i doganes se Kapshtices, Mati Cela, pretendon se firma ka leje mjedisore per futjen e mbetjeve te plasmasit dhe hyrja e tonelatave te ketyre mbetjeve nga Greqia eshte e rregullt. Sipas tij, eshte firma "Polikrom", ajo qe sjell keto mbetje plasmasi ne qytetin e Bilishtit, dhe lejen e ushtrimit te aktivitetit e ka marre nga Ministria e Mjedisit. "Polikron" rezulton te jete nje firme qe ka kooperim turko-greko-shqiptar. Kjo firme qe merret me riciklimin e mbetjeve plastike, ne vendin tone perfaqesohet me nje emer tjeter, ndersa ne Greqi njihet me emrin "Polikron". Ndersa autoritetet doganore ne Kapshtice kembengulin se kjo firme eshte e ligjshme per sa i perket sjelljes ne vendin tone te mbetjeve te plasmasit, kryetari i bashkise se Bilishtit u shpreh se e konsideron si te paligjshem depozitimin e mbetjeve te plasmasit ne qytet dhe per kete ka kerkuar largimin e menjehershem te mbetjeve masive. Ai shtoi se ka kerkuar ndihmen e policise se komisariatit te Devollit per te nderhyre ne rast se nga ana e firmes nuk fillon largimi i mbetjeve prej plasmasi brenda pese diteve. I ndodhur nen presionin e banoreve te qytetit te Bilishtit dhe sidomos te familjeve te lagjes se re, ku po depozitohen mbetjet prej plasmasi, kryebashkiaku Valter Miza ka urdheruar qe te largohen mbetjet prej tonelatash plasmasi. Nuk dihet se kush mund te jete destinacionit tjeter i depozitimit te tyre sepse burimet doganore ne Kapshtice thone se eshte e veshtire qe ato te kthehen andej nga kane ardhur. Prej te pakten nje muaji, disi ne heshtje ka filluar depozitimi i mbetjeve prej plasmasi ne mes te banesave private te lagjes se re ne Bilisht, dhe vetem pak dite me pare kur masivet prej thasesh plasmasi filluan te ndihen per eren e tyre te keqe nisen reagimet e banoreve. Te pakten 50 familje, me nje peticion te nenshkruar nga kryefamiljaret i jane drejtuar bashkise se qytetit dhe policise lokale per te bllokuar hedhjen e ketyre mbetjeve dhe per me teper nje perpunim te mundshem te tyre per riciklim. Banoret pretendojne se mund te rrezikohen nga derdhjet e ujerave prej larjes se thaseve te plasmasit sepse sipas tyre ato mund te kene pasur te ambalazhuar lende toksike. Ne kushtet kur temperaturat jane te larta, banoret e lagjes se re ne Bilisht thane se nga grumbujt e plasmaseve perhapet nje ere e rende, qe mund t'u demtoje shendetin. Por, ata indinjohen edhe per faktin se firma private qe sjell keto mbetje si te vinte ne nje mall pa zot ka pushtuar ambientet e disa ish-magazinave per te filluar aty aktivitetin e riciklimit te plasmasit. Gezim Ashimi