Kërkesa, PS: Berisha të përjashtohet për 15 ditë
18/10/2011 Byroja e Kuvendit rrëzon kërkesën e 9 deputetëve socialilstë
Ligjvënësit socialistë kërkojnë përjashtimin e Kryeministrit Sali Berisha për 15 ditë nga seancat parlamentare. Një kërkesë të tillë nga ana e deputetëve të PS-së erdhi për shkak të fyerjeve që kreu i mazhorancës drejtoi ndaj tyre në seancën e fundit parlamentare. Kështu, të mbledhur në mbledhjen e djeshme të grupit kuvendor socialist, deputetët vendosën që të ndërmarrin një nismë të tillë. Në funksion të këtij vendimi, ligjvënësit e PS-së depozituan dje pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën për mbledhjen e menjëhershme të Konferencës së Kryetarëve me qëllim respektimin e Rregullores së Kuvendit për raste të këtij lloji. Ndërkohë, e mbledhur pasditen e djeshme, Byroja e Kuvendit e hodhi poshtë kërkesën e 9 deputetëve socialistë, si të pabazuar.
Takimi
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi dje mbledhjen e tij të radhës, ku hartoi dhe firmosi një kërkesë për Konferencën e Kryetarëve, ku kërkoi përjashtimin për 15 ditë nga seancat parlamentare të Kryeministrit Berisha. Në njoftimin për shtyp zyra e informacionit pranë kësaj partie sqaroi lidhur me arsyet që çuan në një vendim të tillë. “Ne seancën e datës 13 tetor 2011 deputeti Sali Berisha, në mënyrë të përsëritur gjatë fjalës së tij, përdori ndaj deputetëve të opozitës fjalë fyese dhe kërcënuese, duke shkelur jo vetëm çdo rregull etik dhe moral, por njëkohësisht dhe përcaktimet e Rregullores së Kuvendit sa i përket rregullit dhe sjelljes së deputetëve në Kuvend gjatë seancave plenare”, - thuhej në këtë njoftim. Njëkohësisht në të theksohej se “deputeti Sali Berisha u është drejtuar me fjalë fyese deputetëve të opozitës, duke mos kursyer as kërcënimet ndaj deputetit Sajmri Tahiri, të cilit iu drejtua me shprehjen: ‘Do të ta bëj fytyrën më të zezë se këpucën’. Për më tepër, kjo shprehje dhe ky fjalor është sjellje e përsëritur e të njëjtit deputet, edhe pse nuk është ndëshkuar kurrë siç parashikon Rregullorja e Kuvendit.”
Vendimi
Sipas socialistëve, sjellja dhe fjalori i përdorur nga deputeti Sali Berisha nuk përputhet kurrkund me frymën e dialogut politik konstruktiv në sallën e parlamentit, me respektin ndaj përfaqësuesve të opozitës, por edhe ndaj vetë qytetarëve, e mbi të gjitha shkel haptazi përcaktimet e Rregullores së Kuvendit për sjelljen e deputetëve në sallën e parlamentit. Njëkohësisht në vlerësimin e tyre “bazuar në nenin 65, pika 2 të Rregullores, sipas të cilës “kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë, që pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave ose përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës apo institucione të tjera shtetërore, ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione nga 2 deri në 15 ditë”. Për këtë arsye, grupi parlamentar i PS-së kërkoi “mbledhjen e menjëhershme të Byrosë së Kuvendit për të marrë masën disiplinore të ndalimit 15 ditë të pjesëmarrjes në seancë plenare ndaj deputetit Sali Berisha si dhe me sanksionin financiar të mbajtjes së pagës për aq ditë sa zgjat masa disiplinore. Me besim në korrektësinë dhe paanshmërinë e zbatimit të Rregullores së Kuvendit ndaj të gjithë deputetëve pa asnjë përjashtim, bashkëlidhur firmat e deputetëve propozues.
Kongresi, kreu socialist takime me deputetët sipas qarqeve
Ligjvënësit e PS-së kërkojnë respektimin nga të gjithë të rregullores së grupit
Në selinë qendrore të Partisë Socialiste u zhvilluan dje një sërë takimesh, duke nisur nga mbledhja e radhës e grupit parlamentar të saj, për të vijuar me takime të veçanta mes kryetarit Rama dhe deputetëve sipas qarqeve. Kështu, duke u fokusuar tek takimi i grupit kuvendor socialist, u mësua se veç diskutimeve mbi rendin e ditës në seancën parlamentare të ditës së enjte, ku u përcaktuan dhe emrat e deputetëve që do të ligjërojnë sipas çështjeve të përcaktuara në kalendarin e punimeve dhe depozitimit të kërkesës për përjashtimin për 15 ditë nga seancat parlamentare të Kryeministrit Berisha, takimi u ndal dhe te respektimi i Rregullores së grupit nga ana e të gjithë deputetëve të PS-së. Burime pranë këtij takimi bënë me dije se deputetët socialistë shfaqën pakënaqësi për mënyrën se si respektohen porositë e dhëna nga lidershipi socialist. Kështu, në mbledhjet e mëhershme ka qenë vetë kreu i PS-së Edi Rama që ka kërkuar që i gjithë grupi parlamentar të jetë i pranishëm në seancat parlamentare, duke respektuar në unanimitet vendimin politik për ligje të caktuara. Ndërkohë në mbledhjen e djeshme deputetja socialiste Arta Dade ka kërkuar nga kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi sqarime lidhur me korrektësinë e respektimit të një porosie të tillë. Sipas saj, kërkohet të jenë të gjithë të pranishëm, por në çastin e votimit rezulton se vetëm 53 apo 54 vota të jenë të grupit parlamentar të PS-së. Madje, po në këtë drejtim, Dade ka përmendur dhe emra konkretë, siç është ai i deputetes Rudina Seseri, që prej disa kohësh nuk është pjesë e seancave, apo dhe emra të tjerë që mungojnë si në punimet parlamentare, ashtu dhe në mbledhjet e grupit parlamentar. Ndërkohë sa i takon procesit të zgjedhjeve brenda PS-së, Rama zhvilloi takime me deputetë socialistë, ku kërkoi informacion mbi ecurinë e përzgjedhjes së kandidaturave për delegatë të kongresit. Në bisedat me ta mësohet se Rama ka kërkuar që të zhvillohet një proces korrekt, pa ndërhyrjen e deputetëve, duke u lënë dorë të lirë vetë organizatave socialiste që të bëjnë propozimet e tyre. Gjithashtu kreu i PS-së ka tërhequr vëmendjen e deputetëve për përshpejtimin e përfundimit të kësaj procedure, pasi, siç është vendosur, në datën 22 tetor kandidaturat për delegatë të kongresit të ri do t’i nënshtrohen votimit të anëtarësisë sipas parimit “një anëtar, një votë”.