Meta: Do të heqim të gjitha barrierat ekonomike me Kosovën

Zv/ Kryeministri, Meta falënderoi qeverinë e Kosovës për kontributin e dhënë, si dhe guximin dhe kurajën e forcave të Sigurisë së Kosovës në ndihmë të zonave të përmbytura.
Numri dy i qeverisë shqiptar u ndal edhe në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të hequr të gjitha barrierat e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Sipas kreut të METE-s, përfundimi i rrugës Durrës-Kukës shkurtoi jo vetëm distancat rrugore mes Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe ato ekonomike.
Për sa i përket bashkëpunimit në fushën e energjisë, Meta deklaroi se, në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i linjës së re të transmetimit të energjisë elektrike mes dy vendeve.
“Integrimi i sistemeve energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës është prioritet i përbashkët, për shkak sepse edhe mundësitë e gjenerimit të energjisë në Shqipëri dhe në Kosovë janë të ndryshme, por janë dhe komplementare. Ndaj në këtë drejtim besoj se investim madhor, i cili do të fillojë në linjën e transmetimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në fillim të vitit të ardhshëm, i financuar dhe nga Banka Gjermane për Zhvillim, do të jetë vërtet një instrument shumë i fuqishëm për integrimin e dy sistemeve tona energjetike”, tha Meta.
Ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Besim Beqaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës. /S.Ll/Start
2010-12-14 16:53
[