“Kërkesa e Ramë është hedhur poshtë si e pabazuar në ligj”
23/10/2009 Kreu i qeverisë argumenton ligjërisht oponencën ndaj pretendimeve të PS-së
Kryeministri Sali Berisha ka dashur tu japë fund të gjitha pretendimeve të ngritura nga kryesocialisti Edi Rama për hetim parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit përmes hapjeve të kutive. Shefi i ekzekutivit ka theksuar se me gjithë dëshirën e madhe që ka, të cilën sipas tij e ka faktuar në mënyrë të përsëritur për të plotësuar kërkesat e opozitës, kjo kërkesës është tërësisht e kundërligjshme dhe bie ndesh me Kushtetutën e vendit. “Kryeministri dhe qeveria nuk kanë në dorë as edhe një mekanizëm të vetëm ligjor për plotësimin e saj. Kjo sepse kërkesa e zotit Rama për rinumërimin e kutive të votimit në qarqet Berat, Tiranë, Shkodër, Fier është hedhur poshtë si një kërkesë e pabazuar në ligj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por ajo që është vendimtare, nga Kolegji Zgjedhor”, - ka deklaruar Berisha në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ai ka theksuar se PS-ja, dhe për rrjedhojë kreu i saj Edi Rama, ndonëse kontrollonte shumicën e 50 për qind të komisioneve të të gjitha niveleve në mbarë vendin, me një total prej 20 mijë komisionerë dhe vëzhgues të partisë së tij, nuk paraqiti dot as dhe një provë të vetme shkresore apo filmike në Kolegjin Zgjedhor nga i tërë sistemi i regjistrimit të numërimit të votave për parregullsi në numërim. “Këtu qëndron edhe arsyeja pse të gjitha mandatet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u votuan 7 me 0 dhe pse Kolegji Zgjedhur hodhi poshtë kërkesat për rinumërim të votave të paraqitura nga forcat politike. Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë si të pabazuar në ligj të gjitha kërkesat për rinumërim, sepse, siç thekson Kolegji në gjykimin e çështjeve, Kodi Zgjedhor në nenet e propozuara nga zoti Rama në Kodin e ri Elektoral ka përcaktuar të drejtën e rinumërimit gjatë procesit të numërimit dhe vetëm mbi bazën e kontestimit të menjëhershëm të procesit të numërimit”, - tha Berisha. Sipas tij, Kolegji Zgjedhor në gjykimin e ankesave të partive, bazuar në ligjin zgjedhor, vendosi se, përderisa nuk ka pasur kontestime, nuk mund të ketë rinumërim. Berisha theksoi se kërkesa e Ramës për hetim parlamentar dhe hapje të kutive është e paligjshme dhe antikushtetuese dhe nuk ka mekanizëm që ta plotësojë. Ai pohoi se komisionet hetimore ngrihen sipas Kushtetutës dhe ligjit përkatës të miratuar kur shumica parlamentare ka qenë e PS-së, porse ligji përcakton në mënyrë eksplicite se komisioni hetimor nuk mund të ushtrojë atributet e gjykatave. “Gjykata Kushtetuese e vendit sanksionon se marrëdhëniet ndërmjet gjyqësorit dhe pushteteve të tjera bazohen dhe orientohen kryesisht nga parimi i ndarjes së pushteteve. Gjykata vazhdon në vendimin e saj se vendimet e gjyqësorit nuk mund të ndryshojnë nga autoritet tjetër përveçse gjyqësorit më të lartë”, - tha ai. Duke iu referuar protestave të iniciuara nga opozita, kreu i qeverisë theksoi se Rama me aleatët e tij janë të lirë të protestojë në të katër anët e vendit. Berisha siguroi se do të marrë të gjitha masat për tia garantuar tërësisht protestat. Por ai sugjeroi se më mirë se të bëjë një kazus të tillë, le tu thotë shqiptarëve se në cilin rast komisionet parlamentare janë ngritur mbi vendimet e gjykatave.
Berisha për Ngjelën
Kreu i qeverisë është shprehur i keqardhur për faktin që socialistët zgjodhën Spartak Ngjelën si avokatin e tyre për ankimimin në Kushtetuese për çështjen e kufijve detarë me Greqinë. “Të thërrasë ekspertët më të mirë, se ka ekspertë, të cilët kanë hartuar ligin zgjedhor, dhe jo tia besojë avokat Ngjelës fatet e PS-së. Për ta ndihmuar zotin Rama, dua ti them vetëm një gjë: mos ecë në gabimet e mia. Ia besova unë një herë këtë gjë dhe desh më hodhi në erë gjithë strategjinë time. E nisa avokatin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një proces zgjedhor. Atje e priti një personalitet ndër më kryesorët i Partisë Republikane dhe mik imi, që punonte në Shtëpinë e Bardhë. Për ta nderuar e ftuan për drekë dhe ai i pyeti: “Zotërinj, e njihni ju apo jo Xhefersonin?” Ata panë njëri-tjetrin dhe i thonë “po”. “Atëherë, e dini ju, - vazhdoi avokati, - se Xhefersoni thotë se, kur preket vota, rrëmbehen armët?” Dhe ata e mbyllën diskutimin dhe më thanë se “çështë ky njeri që na ke dërguar këtu?”. Kështu që zoti Rama, me zotin Ngjela mund të themelosh kiss-in, pra edhe një kish-bis, por ti besosh atij avokatinë e PS-së është absolutisht aventura më e madhe dhe fati më i zi i kësaj partie, që arrin të bjerë në duart e Spartak Ngjelës”, - tha Berisha.
Kundërpërgjigja
Kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, i cili dy ditë më parë tha se “nuk ka turp më të madh ndërkohë që në Afganistan bëhet transparencë për procesin zgjedhor, hapen kutitë dhe nxirren konkluzione që privilegjojnë demokracinë e jo stabilitetin farsë, në Shqipëri gjendemi përpara një pushteti që nuk lejon hapjen e kutive”. Por për kreun e qeverisë në Republikën e Shqipërisë gjykimi i ankimeve zgjedhore në rrugë gjyqësore është juridiksion vetëm i Kolegjit Zgjedhor. “Partia Socialiste ka konsumuar të gjitha rrugët e apelimit dhe tani kërkon që ne të krijojmë një gjykatë të lartë për Kolegjin Zgjedhor, gjë të cilën nuk mund ta bëjmë kurrë. Zoti Rama dje u tha shqiptarëve se po rinumërohen votat në Greqi dhe Afganistan. Jo, zoti Rama, votat janë rinumëruar edhe në Shqipëri, por që të gjitha, në Afganistan, në Greqi, në Shqipëri dhe kudo janë rinumëruar nga piramida e vlerësimit të zgjedhjeve. Shqipëria ka krijuar dy komisione të tjera parlamentare për zgjedhjet dhe në asnjë rast dhe rrethanë nuk kanë hapur qoftë edhe një kuti të vetme, sepse mbi kutitë rëndonte vendimi i gjykatave”, - ka deklaruar dje Berisha.
Liberalizimi i vizave
Meta: Vitin e ardhshëm merret vendimi
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ka deklaruar se qeveria shqiptare është e bindur se brenda vitit të ardhshëm do të merret vendimi për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Ai argumentoi këtë bindje me faktin se qeveria është e përkushtuar në plotësimin e të gjitha kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. “Shqipëria çdo ditë shënon progres të dukshëm në të gjitha aspektet, ashtu sikurse jemi të bindur se kjo do të jetë një fitore e jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët. Të mos harrojmë se në këtë drejtim Shqipëria është nisur nga një start tepër problematik në raport me vendet e tjera të rajonit, sepse, kur qytetarët e vendeve të tjera të rajonit dhe shumë prej atyre që janë sot pjesë e ish-Jugosllavisë lëviznin në të gjithë botën pa viza, shqiptarët nuk dilnin dot nga Shqipëria dhe maksimumi ishte kënaqësia për të parë RAI-n fshehurazi”, - ka deklaruar shefi i diplomacisë shqiptare. Ai u shpreh se progresi është i dukshëm dhe se sigurisht që do të plotësohen të gjitha detyrimet që i takon palës shqiptare. Duke bërë një rezyme të vizitës së tij në Itali dhe takimit me homologun e tij Franko Fratini, Meta theksoi se Italia është një mbështetëse e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe njeh e vlerëson progresin e saj, si dhe ndihmon në mënyrë të vazhdueshme vendin tonë për të ecur më tej në këtë drejtim.