Strehimi nuk do të ketë më komision të veçantë
23/10/2009 Gjykata vendos arrest me burg për Hazbiun: Prova të mjaftueshme për korrupsion
ELBASAN-Kujtim Hazbiu do të qëndrojë në burg derisa gjykata të japë vendimin për fajësinë ose jo të tij. Masa e sigurisë është bërë menjëherë nisur nga dosja e plotë që kanë paraqitur prokurorët. Ka mjaftuar kjo që menjëherë të lëshohet një urdhër-arresti dhe Kujtim Hazbiu të përfundojë në qeli. Ai do të duhet të përgjigjet për akuzat korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre për periudhën kur drejtonte Komisionin e Strehimit në Bashki.
Masa
Gjykata Elbasan ka vendosur arrest me burg për Hazbiun i akuzuar për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Masa është vendosur pasi Prokuroria kërkoi në gjykatë nëpërmjet provave që ishin kryesisht dëshmi, vlerësimin e masës së sigurisë. Prokurori është paraqitur me një dosje të plotë ku sipas tij vërtetoheshin akuzat për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre në kohën kur Hazbiu drejtonte Komisionin e Strehimit. Hetimet nga Prokuroria kanë nisur një vit më parë pas disa denoncimeve nga persona që pretendojnë se kanë paguar para, por nuk kanë përfituar strehë. Ndërkohë Prokuroria ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin që disponon Këshilli Bashkiak për çështjen e strehimit. Po kështu mësohet se ka edhe dëshmi nga personat që kanë përfituar strehim se kanë paguar para në këmbim të marrjes së apartamentit. Strehimi është konsideruar si çështja më e nxehtë për hetim vitin e fundit. Vetëm në muajin gusht të këtij viti përfundoi edhe një person i akuzuar për marrje ryshfeti duke premtuar favorizim në ndarjen e apartamenteve. Shpëtim Myftari i arrestua dhe është ende në qeli për shkak se akuzohet se ka marrë shumë të konsiderueshme parash nga qytetarë të ndryshëm duke i premtuar strehimin. Bëhet fjalë për 45 apartamente të ndërtuara me fondet e buxhetit të shtetit në territor publik dhe të administruar nga Enti i Banesave.
Zgjidhja për të pastrehët
Ai sqaron se nisur nga problemet që u hasën një vit më parë për apartamentet e strehimit, u vendos që komisioni të shkrihet dhe të mos ketë një të tillë për procesin në vazhdim. “Hazbiu nuk ishte më i tillë pasi ky komision ishte i pavlefshëm në momentin që u ndanë 45 apartamentet e një viti më parë. Ne kemi kërkuar që specialistët e bashkisë të kategorizojnë familjet sipas kritereve dhe më pas lista të përfundojë në Këshillin Bashkiak. Do ketë një vendimmarrje të gjerë për t’i përcaktuar duke mos lejuar kështu elementë korruptivë. Isai tha gjithashtu se ardhja e shumë apartamenteve me kredi të butë do të lehtësojë mjaft problemin e strehimit në Elbasan. Sipas tij, blerja në treg për 190 apartamente do të plotësojë kërkesat e familjeve që kanë domosdoshmëri strehimi gjithmonë duke pasur parasysh se do të jenë fituese vetëm ato që kanë mundësi ta paguajnë këstin. Ndërkohë për familjet e varfra do të gjendet një zgjidhje tjetër. Bashkia do të ndërtojë rreth 100 apartamente me kredi të lehtësuar dhe do t’i japë ato me qira të ulët për familjet në nevojë. Pra, ato që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për një shtëpi në tregun e lirë, por me kredi me interes zero do të strehohen me qira të ulët. Në këtë mënyrë zbutet ndjeshëm problemi i strehimit në Elbasan.