“Paguam 2 kosovarë për të vrarë Lul Berishën”
23/10/2009 I penduari i drejtësisë Adriatik Coli vazhdon dëshmitë e tij
Rrëfehet edhe për dështimet për të vrarë Indrit Taullaun
TIRANË- Adriatik Coli vazhdon të befasoj organin e akuzës dhe vet gjykatën me dëshmitë që po jep. Pyetja e tij bëhet çdo të enjte me dyer të mbyllura. Por ndërsa ai flet, gjithçka e thënë nga goja e tij në Prokurori gjatë fazës së hetimit është tashmë e shkruar. Dje Adriatik Coli ka rrëfyer për disa tentativa që i kanë bërë Lul Berishës për ta vrarë dhe për dështimin që patën për të vrarë Indrit Taullaun. Deklarimet Coli i ka bërë të lira dhe i pandikuar nga organi i akuzës, i cili vetëm sa ka bërë pyetjet. Adriatik Coli është shprehur dje se ka bërë përpjekje të mëdha së bashku me shokët e tij për të vrarë Lul Berishën. Në këto përpjekje ka qenë edhe dora e Indrit Dokles. Ndërkohë që tentativa e tyre për ta vrarë me antitank ka dështuar. Po dje është thënë brenda sallës së gjyqit me dyer të mbyllura se antitanket erdhën nga Kosova, ndërkohë që u gjetën edhe dy persona kosovar që pranuan kundrejt 80 mijë eurove të vrisnin Lul Berishën. Indrit Taullai sipas Colit është qëlluar nga Indrit Dokla, por pa rezultat. Plumbat e pistoletës me silenciator e blerë për 1 mijë euro ishin mësimor. Vrasjen e Indritit Coli tha se kishin vendosur ta bënin në Benzin e Lulit, me qëllim që ajo të mbetej si vrasje e tij. “Ne vendosëm që të vrisnim Indritin tek Benzi i Lulit, por pasi ta bënin këtë, vrasja do t’i ngelej Lul Berishës. Kështu që e vendosëm për ta eliminuar. Ndërkohë që për të vrarë Lulin, Coli tha se ka biseduar me shokët e tij dhe ranë dakord që të blinin kundërtank. “Në atë kohë, unë rrija me Indritin, Sardjan Sulejmanin dhe Kujtim Bunën, pasi me Altin Ollonin ishim prishur. Gjatë kësaj kohe po bënim plane për të vrarë Lulin me kundërtank, për këtë gjë u interesua Kujtim Buna, i cili i telefonoi një personi nga Kosova për të blerë dy kundërtanke një përdorimesh. Këto dy kundërtanke i sollën dy shtetas kosovarë të moshës rreth 40 vjeç. Erdhën dy kosovarët që i solli baca i vogël, me këtë emër e thërrisnim kosovarin e shkurtër që solli kundërtanket”, tha Coli.
A. Çuka