E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa për në BE, në fund të majit

Serbia mund ta paraqesë kërkesën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të këtij muaji, megjithëse anëtarë të Këshillit për Integrimet Evropiane në Bruksel i kanë rekomanduar asaj që të presë dhe kandidaturën e saj ta paraqesë në një kohë të mëvonshme, vë në dukje këto ditë gazeta serbe "Danas", duke iu referuar disa burimeve të papërcaktuara qeveritare serbe. Sipas gazetës, në fund të këtij muaji, është parashikuar të mbahet një mbledhje e Këshillit për Integrimet Evropiane, në të cilin do të diskutohet për terminin kohor më të përshtatshëm për paraqitjen e kandidaturës nga ana e Serbisë për anëtarësim në BE. Shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Serbi, Zhozep Ljoveras, ka vënë në dukje ditët e fundit se është e "domosdoshme që të pritet momenti i duhur për fillimin e dialogut mes Serbisë dhe BE-së, ndërsa shtoi se ende ka mbetur të bëhen shumë punë, para se të miratohet paketa e ligjeve të rëndësishme për integrimet evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›