Marshimi i Paqes, Forumi për Demokraci dhe Etikë
Përvjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ka nxitur antarë të "Forumit për Demokraci", që të organizojnë një marshim, për të sensibilizuar kryesisht politikanët shqiptarë.
Figurat e shquara kombëtare shqiptare sipas organizatorëve të këtij marshimi, duhet të frymëzojnë politikëbërësit për të qënë më bashkëpunues me njërit-tjetrin, për të mirë e popullit.
Marshimi që merrnin pjesë dhjetëra persona, nisi në sheshin "Skëndërbej" dhe u finalizur në sheshin "Nënë Tereza". Ky është tubimi i tretë brenda 5 viteve që forumi për demokraci organizon.