Kërkesat ankimore, KQZ shtyn për pasdite vendimin për Lezhën dhe Shkodrën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për në orën 18:00 vendimin për kërkesat ankimore të dy partive, PS dhe PD për Lezhën si dhe kërkesën ankimore të Partisë Republikane për Shkodrën.
Vendimi është marrë pas kërkesës së përfaqësuesve politik të PS-së dhe PR-së për shtyrjen e marrjes së vendimit.
KQZ përfundoi mbrëmë rinumërimin e votave të 10 kutive, që i përkasin qarkut të Lezhës, kurezultoi mospërputhje e votave, edhe mes atyre të raportuara nga grupet e numërimit në sistemin elektronik të KQZ-së për këto qendra, mbi bazën e të cilave u bë edhe ndarja e mandatit.
Partia Demokratike kërkon rivlerësim të tabelave të rezultateve të tyre, pasi mungojnë tabelat origjinale ndërsa PS kërkoe pavlefshmëri në 6 qendra të votimit në këtë qark, pasi, sipas tyre, fletët e votimit ishin më të shumta në numër se sa ai i votuesve që kishin marrë pjesë në proces.
Ndërkohë, Partia Republike synon një mandat në Shkodër.