Vrau me armë gruan, arrest në burg për Ilirjan Canin
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për Ilirjan Canin, 42-vjeçarin i cili ekzekutoi me armë bashkëshorten e tij.
Prokurori Anton Martini dhe gjykatësi Ardit Mustafa kanë dhënë masën e sigurisë në Spitalin Ushtarak ku Cani gjendet i shtruar pasi u vetëplagos pas krimit.
Ngjarja e rëndë u shënua tre ditë më parë në në banesën e çiftit Cani në rrugën Sadik Petrela në kryeqytet.
Ilirjan Cani vrau bashkëshorten e tij, nënë e dy fëmijëve Alketa Canin dhe më pas u vetëqëllua me armë dhe po mjekohet në Spitalin Ushtarak. Mësohet se ai ndodhet në sallën e reanimacionit dhe ndodhet nën mbikqyrjen e mjekëve.
vijon….