Kërkesat e çmendura te Brejvik
32-vjeçari ekstremist ka kërkuar gjithashtu edhe dorëheqjen e drejtuesve me te larte te ushtrisë, ndërsa sugjeroi qe te emërohej ai ne drejtimin e forcave te armatosura. Mediat norvegjeze raportojnë se gjithë këto kërkesa i janë bere policisë gjate seancës se dyte te marrjes ne pyetje, ditën e premte. Por megjithëse këto kërkesa iu mohuan ne mënyrë kategorike, ai pranoi edhe njëherë vrasjet, ndërsa nuk dha detaje te mëtejshme ne lidhje me ekzistencën e dy celulave, qe sipas Brejvik e kishin ndihmuar për te realizuar sulmet. Brejvik po mbahet ne izolim ne një burg te sigurisë se larte, ndërsa masa e tij e arrestit do te shtrohet çdo tete jave, ne pritje te fillimit te gjyqit. Dy psikiatër po vlerësojnë gjendjen e tij mendore, ndërsa raporti i tyre pritet t’i paraqitet gjykatës ne 1 nëntor.