Mrekullia, bie avioni, asnjë i lënduar
Avioni “Boing” i linjës “Karabian Airlines” udhëtonte nga Nju Jork dhe shumica e personave ishin turiste. Sipas autoriteteve, avioni nuk ka mundur te frenoje ne kohe, duke dale nga piste, për shkak te motit me lagështirë. Autoritetet e kane përshkruar atë qe ndodhi si një mrekulli e vërtetë, ndërsa vete pasagjeret janë shprehur te shokuar, por sigurisht edhe shume te gëzuar qe arritën t’i mbijetojnë aksidentit. Ata u shprehen se kishin dëgjuar një zhurme te madhe ne momentin e uljes dhe me pas, te gjithë kishin filluar te ulërinin. Përpara uljes ne Guajana, avioni kishte ndaluar ne Trinidad & Tabago, ndërsa nuk kishte pasur asnjë problem gjate fluturimit.