Siri, ushtria qëllon protestuesit
Banoret raportojnë te shtëna te fuqishme, pasi trupat ushtarake te mbështetura nga tanket kane hyre ne qytet nga disa drejtime. Me këtë operacion, ushtria sinjalizon se nuk do te toleroje me protesta gjate muajit te shenjte te Ramazanit, atëherë kur pritet qe ato te shtohen. Prej rreth katër muajsh Siria është përfshirë nga demonstrata te fuqishme antiqeveritare, qe kane kërkuar largimin e presidentit Bashar Al-Asad. Energjia elektrike dhe uji i pijshëm janë ndërprerë, një teknike e përdorur rëndom nga ushtria, ne raste te tilla. Qeveritare ka fajësuar grupet rebele islamike për trazirat, por sipas korrespondenteve protestat kane qene ne përgjithësi paqësore.