SHBA-te drejt akordit për borxhin
Gjithnje sipas mediave, Senati mund ta votoje planin ne orën 19 me orën evropiane, ndërsa me pas ai do t’i kaloje dhomës se përfaqësuesve. Plani parashikon rritjen e kufirit te borxhit me 2,8 trilion dollarë dhe shkurtimeve te shpenzimeve ne një shifër paksa me te madhe. Rritja e borxhit është parashikuar ne dy faza, e para e menjëhershme me 1 trilion dollarë, ndërsa me pas një komision i posaçme do te rekomandoje rritjen tjetër përpara ditës se falënderimeve, qe do te përdoret për te mbuluar edhe shpenzimet e vitit te fushatës. Kongresit do t’i kërkohet gjithashtu te votoje një amendim te kushtetutës për një buxhet te balancuar, qe i lejon qeverise te shpenzoje vetëm aq sa mbledh nga taksat. Pikërisht ky amendim i kushtetutës për një buxhet te tille gëzon mbështetjen e amerikaneve ne masën 74 %, sipas një sondazhi te fundit te “CNN”. Deri tani përpjekjet e republikaneve dhe demokrateve për një akord kane dështuar, ndërsa 2 gushti është limiti i fundit kohor për gjetjen e një marrëveshje, për te shmangur falimentin e shtetit.