E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon tensioni ne veri te Kosovës

Por kjo situate ka favorizuar serbet, qe kane arritur madje te kalojnë disa kamionë me mallrave kontrabande ne drejtim te Kosovës, duke përdorur rruge dytësore pranë kufirit, raportojnë mediat ne Prishtine. Ne anën tjetër, Kuvendi ne Beograd ka miratuar një deklarate për Kosovën, e cila “dënon të gjitha llojet e dhunës në Kosovë”, bën thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës së shkaktuar, siç thuhet, nga “Akti i njëanshëm i Prishtinës për ndërhyrje në veri”, si dhe kërkon vazhdimin e dialogut. Deklarata i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtarë që të “gjykojë çdo veprim të njëanshëm që rrezikon dialogun”. Miratimit të deklaratës i ka paraprire një debat 10-orësh ne parlament. Ne fjalën e tij, presidenti Tadic theksoi se Serbia e ka për detyre te garantoje siguri dhe paqe. Ai ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtareve për rikthimin e gjendjes se mëparshme ne Kosove, përpara aksionit te forcave speciale për rivendosjen nen kontroll te pikave kufitare 1 dhe 31 ne Jarinje e Bërnjak. Ndërkohë, ambasadorja amerikane ne Beograd, Meti Uorlik, ka hedhur poshtë akuzat e presidentit Tadic se ShBA qëndronte pas aksionit te qeverise se Kosovës ne veri. “Vendimi është marre nga autoritetet e Kosovës dhe ShBA-te kane shprehur keqardhje për gjithçka ka ndodhur,” ka deklaruar diplomatja amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›