Kërkesë Topit: Shtetësi për të gjithë shqiptarët
Ata i propozojnë Presidentit që me anë të një dekreti “të gjithë shqiptarëve nga Shqipëria Etnike dhe diaspora t’u jepni nënshtetësi shqiptare”. “Nuk ju kerkojmë më shumë, veç atë që ju obligon Kushtetuta dhe Preambulla e saj: '...Me aspiratën e popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar'”, thuhet mes të tjerash në letrën e intelektualëve.
Më tej ata citojnë Nenin 8 të Kushtetutës, i cili parashikon që “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj, si dhe të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet”.
Duke sjellë si shembull rastin e Maqedonisë, ku çdo shtetas maqedonas, pavarësisht ku jeton, zotëron shtetësinë e këtij vendi, intelektualët theksojnë se “dhënia e nënshtetesisë shqiptarëve të të gjithë trojeve etnike dhe diasporës do të jetë një perforcues i madh i identitetit shqiptar dhe do të tregojë se shqiptarët janë të bashkuar në një llogore të vetme në kërkim edhe të një shteti të vetëm kombëtar, Shqipëria e Bashkuar”.
Një plan i tillë është zbatuar nga shtetet fqinje siç janë Maqedonia, Bullgaria, Serbia dhe vendet tjera ish-jugosllave. Në rast të ndryshimeve të paralajmëruara, atëherë të drejtën e pajisjes me shtetësi shqiptare do ta kenë mbi 5 milionë shqiptarë në rajonin e Ballkanit.