E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-19, Franca kampione e Evropës

Ky është i shtati titull evropian në historinë e përfaqësueses së 19-vjeçarëve të Francës, duke parakaluar pikërisht Spanjën me gjashtë. Sa i përket finales, spanjollët e panë veten përpara që në minutën e 18-të me Rodrigon. Franca barazoi vetëm katër minuta nga fillimi i pjesës së dytë me Sunu dhe gjeti avantazhin pesë minuta para fundit me anë të Lakazet.

Në tribunën e stadiumit ishte edhe presidenti francez i UEFA-s, Mishel Platini. Me triumfin e mbrëmjes së djeshme, francezët ndërpresin thatësirën që zgjaste prej pesë vitesh. Suksesi i fundit ishte në vitin 2005 në turneun e zhvilluar në Irlandën e Veriut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›