E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesë për menaxhimin e pyjeve tropikale

Organizata Ndërkombëtare e Pyjeve Tropikale kërkon menaxhim më të mirë të hapësirave të mëdha të pyjeve tropikale në botë. Raporti i fundit i kësaj organizate vë në pah se pavarësisht mbrojtjes së tyre zyrtare nga shpyllëzimi, një pjesë e madhe e hapësirave malore të shfrytëzuara në mënyrë permanente, nuk janë duke u menaxhuar mirë apo nuk janë duke u menaxhuar fare.

Përmes raportit, bëhet e ditur se organizata ka numëruar 761 milionë hektarë të të ashtuquajturës “pasurisë së përhershme malore”, prej të cilave vetëm 10 % janë duke u menaxhuar si duhet.

ONPT-ja përbëhet nga 33 shtete anëtare të cilat së bashku formojnë 85 % e hapësirës së përgjithshme të pyjeve tropikale në botë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›