E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkime për naftë në jug të vendit

Kompania amerikane Skay Petroleum ka marrë përsipër të kërkojë naftë në të gjithë jugun e Shqipërisë. Marrëveshja koncensionare për kërkimin me një afat kohor 5 vjecar është nënshkruar në ministrinë shqiptare të Ekonomisë.

"Kemi marr të dy palët angazhimin që të kërkojmë në blloqet e jugut të Shqipërisë, në blloqet 4 dhe 5 që janë Sarandë, Gjirokastër, Vlorë deri Tepelenë, dhe në bllokun e zonës së Dumresë, për tu investuar në 7-8 milionë dollarë për kërkime të naftës dhe gazit në këtë zonë, zonë e cila ka një rreze 500 km2 dhe një potencial naftëmbajtës deri në 900 milionë barrela", tha Dritan Prifti, ministër i METE.

Zoti Prifti e ka cilësuar këtë marrëveshje si sukses për faktin se merr përsipër kërkime në një zonë të vështirë. Kjo marrëveshje koncensionare kërkimi është pjesë e synimit të qeverisë për të zhvilluar kërkimin dhe prodhimin e naftës në vend me mbështetjen e investitorëve të huaj.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›