Legaliteti: Privatizimet, të fitojnë direkt të përndjekurit politikë dhe pronarët e tjerë
Tiranë, më 23 qershor 2010 NOA - Partia Lëvizja e Legalitetit vlerëson veprimin e koalicionit qeverisës për privatizimin e disa objekteve shtetërore dhe e konsideron atë si një veprim të dobishëm për rritjen e peshës së sektorit privat në ekonominë e vendit dhe rritjen e impulseve të zhvillimit ekonomik.
Nënkryetari i PLL Murat Basha duke folur sot para mediave tha se si një parti e ndjeshme karshi fateve të vendit dhe përfaqësuese e interesave të të përndjekurve politikë dhe pronarëve, partia Lëvizja e Legalitetit kërkon nga koalicioni qeverisës që të marrë në konsideratë mundësinë që një pjesë e këtyre pronave të privatizohen drejtpërsëdrejti nga të përndjekurit politikë dhe pronarët e tjerë të cilët deri më sot nuk kanë përfituar asgjë nga dëmshpërblimi apo kthimi i pronave.
PLL mendon se është koha që të shikohen me sy kritik proceset e deritanishme të privatizimeve, dëmshpërblimeve apo rikthimit dhe kompensimit të pronave dhe të merret çdo masë korrigjuese për mangësitë e konstatuara.
PLL i përmbahet pikëpamjes se në privatizimin e pronave publike duhet rritur aksesi i asaj shtrese e cila jo vetëm është pronarja më e afërt dhe e ligjshme, por edhe si shtresa që u shtyp egërsisht gjatë diktaturës komuniste dhe u diskriminua padrejtësisht pas viteve 90, - tha z.Basha.
Është në nderin e koalicionit qeverisës që të shprehë vlerësim dhe mirënjohje për vuajtjet dhe sakrificat e të përndjekurve dhe pronarëve. Për këtë arsye është e domosdoshme që ti krijohet hapësira e nevojshme edhe këtyre njerëzve për të kontribuar në zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe njëkohësisht tu ngushtohen hapësirat apo dhe priten krahët të korruptuarve dhe atyre që janë pasuruar padrejtësisht gjatë 20 viteve të fundit, - përfundoi z.Basha.
r.n/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")