Tubim proteste para parlamentit kunder importit te plehrave
Nje grup veprimtaresh te organizates Kuvendi Civil dhe te disa shoqatave mjedisore zhvilluan nje proteste para parlamentit kunder importimit te plehrave sic parashikon ligji per trajtimin e mbetjeve urbane i cili hyn sot ne fuqi. Ata u mblodhen ne nje lulishte ne qender te Tiranes dhe pastaj protestuan para selive te qeverise e te parlamentit me parrullat qe kerkonin te parandalohej importi i plehrave dhe te merrej ne shqyrtim peticioni i tyre.
Jemi kunder ligjit sepse Shqiperia nuk eshte e gatshme te trajtoje pleherat e veta dhe aq me pak te hape rrugen per te marre pleherat e vendeve te tjere. Po protestojme sepse nuk duam te lejojme qe dinjiteti i qytetarit dhe Shqiperise te njolloset vetem nga veprimet dhe interesat personale te ndokujt ne pushtet - tha veprimtari Taulant Capa.
Protestuesit thane se importi i plehrave dhe vete ky ligj rrezikojne natyren dhe jeten e vendit. Ata dorezuan ne fillim te nentorit nje peticion me 3 mije firma qytetaresh dhe personalitetesh publike te cilet propozojne nje nen qe minimalisht per 20 vitet e ardhshme te mos importohet asnje lloj mbeturine ne Shqiperi derisa te krijohen kapacitetet kontrolluese dhe perpunuese.
Jemi te shqetesuar se importi i mbeturinave do te sjelle edhe semundje te renda per popullin tone. Pleherat e Italise apo shteteve te tjera do te sillen dhe do te digjen ketu. Tymrat toksike do te shkarkohen ne ajer. Mbetjet e tjera do te trajtohen me menyra te tjera. Do te treten apo do te groposen Pra mbetjet e mbetjeve ku do te shkojne Apo do te mbeten ne Shqiperi Kjo eshte pyetja qe u bejme zyrtareve dhe kjo na shqeteson shume - tha studenti Geraldo Durda.
Protestuesit thone se sipas ligjit peticionin e dorezuar ne parlament me firmat e mijera qytetareve nga Tirana Durresi Vlora Fieri Elbasani Shkodra drejtuesja e parlamentit duhet ta dergoje ate neper komisionet parlamentare por asnje prej komisioneve nuk e ka marre peticionin.
Mosperhapja e peticionit ne komisione eshte nje shkelje e te drejtave njerezore. Qytetaret mbledhin firmat per nje shqetesim propozojne disa korigjime ligji dhe e dergojne fjalen e tyre ne parlament. Por atje nuk i degjon askush. Jemi shume te shqetesuar per kete dhe per mbetjet. Ky eshte nje ligj qe qe vetem ky nuk i duhej Shqiperise tani - thote perfaqesuesi i organizates Arlind Kote. Ai siguron se kunder ketij ligji organizatat e shoqerise civile do te dergojne nje padi edhe ne Gjykaten Kushtetuese.
Veprimtaret e mjedisit dhe te shoqerise civile pohojne qe pasi ta paditin kete ligj ne Gjykaten Kushtetuese ata do te mbledhin 50 mije firma qytetaresh per te thirrur nje referendum kombetar mbi kete ceshtje. Nje proteste te ngjashme ata e bene edhe ne filim te nentorit para selise se parlamentit nderkohe qe ai po shqyrtonte projekt-ligjin. Eksperte joqeveritare te mjedisit pohuan se ligji per menaxhimin e integruar te mbetjeve do te ishte shume i mire vetem ne qofte do te ishin hequr nenet qe lejojne importin e pleherave por asnje sugjerim i shoqerise civile nuk u perfill nga shumica parlamentare. Projekt-ligji u kthye per rishqyrtim edhe nga Presidenti i Republikes Bamir Topi megjithate parlamenti e miratoi ate perseri pa ndryshime thelbesore.