E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë-Beograd, arrihet marrëveshja për diplomat

BRUKSEL- Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, delegacionet nga Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të diplomave.

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Edita Tahiri dhe ai i Serbisë, i udhëhequr nga Borko Stafanovic, do të vazhdojnë bisedimet edhe sot, ku pritet arritja e marrëveshjes për pjesëmarrjen së Kosovës në nismat rajonale si dhe cështjet e Telekomit.

Pala kosovare ka paralajmëruar edhe hapjen e temës së menaxhimit të integruar të kufirit, ndërsa ka sqaruar se kjo nuk do të thotë se Kosova do të pranojë ndonjë negociatë për kufijtë.

Nga ana tjetër pala serbe ka nënvizuar se nuk mund të flitet për kufij mes dy vendeve, pasi sipas tyre Kosova nuk është shtet dhe Serbia do të insistojë në qëndrimin e saj.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›