E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kerkimet do vazhdojne deri ne gjetjen e peshkatareve"

Autoritetet portuale deklaruan diten e djeshme se kishin lokalizuar vendndodhjen e gomones me tre peshkataret nga Vlora, qe figurojne te humbur prej dites se diel. Kapiteneria e portit te Vlores, e cila ishte dhe nismetare e operacionit te kerkim-shpetimit, ka marre kontakte me portin e Durresit, Shengjinit dhe homologet ne Malin e Zi. Shefi i kapitenerise, Anastas Goga, konfirmoi se operacioni i kerkim-shpetimit u nderpre fillimisht rreth ores 21:30 te se martes, per shkak te mjegulles dhe erresires, por gjate oreve te mengjesit, me intervale te caktuara, ai ka vijuar. Sipas Goges, nga komunikimet me 3 personat qe gjendeshin ne bordin e gomones, eshte bere i mundur konfirmimi se, ata gezojne shendet te plote dhe jane mire. Ai konfirmoi gjithashtu se dritat qe shihnin mbreme tre personat ne bord, ishin te qytetit te Ulqinit. Lokalizimi i tyre eshte bere i mundur ne ujerat territoriale te Kroacise dhe Malit te Zi, kurse lajmi i mesdites se ishin gjendur, rezultoi i rreme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›