E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Romeo kishte pasion peshkimin qe ne vegjeli"

Nje pjese e familjareve te tre peshkatareve te humbur i jane drejtuar dites se djeshme portit te Shengjinit, per te ndjekur nga afer operacionin e kerkim-shpetimit. Mesohet se nje prej tyre eshte edhe vellai i Romeo Pullazit, Arbeni, i cili ka marre kontakte me te humburit qe prej dites se hene dhe njoftoi kapitenerine e Vlores per ngjarjen. Ne shtepine e Romeo Pullazit, dje gjendej vetem bashkeshortja, nena dhe dy femijet e tij. Nena e Romeos, Sania tha se ai kishte ikur nga shtepia per peshkim qe prej dites se diel. "Pasionin per peshkimin, Romeo e ka pasur qe kur ishte i vogel. Nuk kishte asnje arsye perse te dilte ne det me dy shoket e tjere", thote ajo e perlotur duke shpresuar qe mjeti te gjendet se bashku me tre djemte. E moshuara tregon se jane ne pritje te lajmit per gjetjen e te birit dhe presin me ankth kthimin e tij ne shtepi. "Romeo eshte babai i dy femijeve dhe une si nene, mezi pres qe ta shoh djalin te me vije ne shtepi", perfundon Sania. I njejti ankth ka mbizoteruar edhe ne familjen Golaj, dy djemte e te ciles, Sotir e Niko Golaj, gjenden ne mes te detit dhe ne rrezik per jeten. Sipas rrefimit te vete peshkatareve ne telefon, mjeti ishte fikur mbremjen e se dieles dhe gjithe diten e hene, dallget i kishin shtyre ne nje drejtim te panjohur. Mospercaktimi i zones ka veshtiresuar edhe kerkimet e policise e te rojes bregdetare ne Adriatik.

Moti

Dallget e detit veshtiresojne kerkimet, kurse nepermjet kompanive celulare ne Kroaci eshte mundesuar lokalizimi ne kete rajon, i tre personave qe gjenden ne gomonen 4 metra te gjate dhe me motor 20 kuaj fuqi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›