E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pritje te vendimit per Greqine

Komisioni Europian po punon për të gjetur një marrëveshje përfundimtare për dhënien e këstit të dytë të ndihmës për Greqinë. Një marrëveshje që duhet të merret ditën e martë gjatë takimit të Eurogrupit, por që nga Brukseli nuk bëhen parashikime për rezultatet e takimit.

“Nuk bëjmë parashikime por mund të themi se KE po punon me partnerët e trojkës për të favorizuar arrritjen e një marrëveshje të martën. Nesër trojka do të bëjë një azhornim të situatës për të gjitha vendet e eurozonës dhe mbi tavolinë do të jetë kryesisht cështja e reduktimit të borxhit grek”-thotë Simon O'Connor.

Një nga kërkesat e trojkës për qeverinë si pjesë e programit të reformave ekonomikë për të përfituar ndihmën, është edhe shkurtimi nga institucionet publike i punonjësve të kopsnideruar të tepërt.

Por kjo ka bërë që në ditën ëe parë të javës pubonjësit e bashkisë dhe ata të zyrave të tjera shtetërore kanë nisur protestat përpara ministrive , pasi funskionarët shtetërorë kanë publikuar listën me emrat e atyre nëpunësve që do të lenë vendine punës. Kjo listë parashikon reduktimin e rreth 30 mijë punonjësve deri në fund të këtij viti. Sipas procesit të quajtur punonjësit rezerve, më parë se ata të jenë larguar përfundimisht nga puna do të njoftohen një vit më përpara.

Një nënë 36 vjecare është një nga punonjëset e ministrisë së shëndetësisë e cila pret të largohet pasi ka parë emrin e saj në listë.
“Gjëja e parë që mendova, cfarë do të ndodhë pas gjithë kësaj. Më pas më zuri paniku sepse nuk e di nëse do të gjej një punë tjetër, do të jem në gjendje ta mbaj familjen time sic kam bërë më parë. Nuk di se ctë mendoj më parë”-shprehet ajo.

Qeveria e koalicionit grek këtë muaji aprovoi në parlament projektligjin mbi masat shtrënguese pavarësisht kundërshtimit të opozitës, me qëllim mbajtjen e premtimeve në kuadër të programitt ë reformave për të përfituar nga ndërkombëtarët fondet e shpëtimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›