Kerkohej ne Greqi arrestohet ne Vlore
Nje 44-vjecar grek i identifikuar si Anastasius Karavidhas pasi kishte kryer nje vrasje ne Greqi dje eshte arratisur drejt Shqiperise ku edhe eshte arrestuar nga policia jone qe kishte marre nderkohe sinjal nga ajo e vendit fqinj. Mesohet se shtetasi grek kishte hyre dje ne Shqiperi permes pikes se kalimit ne Qafe-Bote ndersa ndalimi i tij eshte bere i mundur ne qytetin e Vlores ku ai ka menduar te fshihej pas krimit te kryer ne vendin fqinj. 44-vjecari udhetonte me nje makine me targa gjermane ne kohen qe u ndalua nga blute e Vlores ne lagjen Skele te qytetit. Arrestimi i tij u krye pas sinjalizimit nga ana e policise greke.