E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrojne 21-vjecarin arrestohet kreu i grupit

Ai qe ka drejtuar dy personat e tjere ne sherrin me nje te ri perfundon ne pranga. Forcat e policise se Lezhes arrestuan ne flagrance 43-vjecarin Besnik Bercaj me banim ne Shengjin te Lezhes. Kapja e tij u be pasi ai ne bashkepunim me 38-vjecarin me inicialet N. H. dhe 17-vjecarin tjeter me inicialet A. H. kane goditur me mjete te forta duke i shkaktuar plage 21-vjecarit me inicialet F. C. qe te tre me banim ne Shengjin te Lezhes. Mesohet se dy bashkepunetoret me inicialet N. H. dhe A. H. do te ndiqen ne gjendje te lire per vepren penale Plagosje e lehte me dashje. Materialet do ti kalojne prokurorise se Lezhes per veprat penale te Plagosjes se lehte me dashje kryer ne bashkepunim Kanosjes dhe Mbajtjes pa leje te armeve te gjuetise dhe sportive parashikuar nga nenet 89-25 84 dhe 280 te Kodit Penal ne ngarkim te personave Besnik Bercaj N. H. dhe A. H.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›