E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD shqyrton dosjet për masat e sigurisë

Tiranë- Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) do të marrë në shqyrtim dosjet gjyqësore për masat e sigurisë, për të parë zbatueshmërinë e ligjit. Mes dosjeve që do të merren në shqyrtim janë edhe dosjet gjyqësore për tre mjekët e liruar nga paraburgimi, të cilët po hetohen nga prokuroria e Tiranës për “korrupsion”.

Sipas burime zyrtare pranë KLD, bëhet e ditur se sqaruan se inspektorati i Këshillit do të verifikojë vendimmarrjen e Gjykatave për hetimin e mjekëve nën masën e "arrestit në shtëpi", përkundër kërkesës së organit të akuzës për izolimin e tyre në paraburgim.

Në rastin konkret bëhet fjalë për çështjet penale të hapura nga organi i prokurorisë në ngarkim të mjekëve Kastriot Dautaj, Ardian Nelaj dhe Agim Karaj, të cilët janë arrestuar pak kohë më parë nga forcat e policisë së Tiranës si të dyshuar për mitmarrje kundrejt operacioneve mjekësore që realizonin, por që më pas janë liruar nga mjediset e paraburgimit për t'u hetuar nën masën e sigurisë së "arrestit në shtëpi".

Në fakt, në shqyrtim nuk janë vetëm këto tre dosje të specifikuara, por në tërësi dosjet për masat e sigurisë. Pas shqyrtimit të tyre specialistët pritet të dalin edhe me një përfundim konkret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›